Durim Toska

FOTO/ Arrestohet Drejtori i burgut të Fushë-Krujë, Ministri Manja firmos shkarkimin 

2 Dhjetor 2023, 22:29| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 08:41

  • Share

Drejtori i Burgut të Fushë Krujës, Durim Toska është arrestuar mbrëmjen e sotme (2 dhjetor 2023) në Pogradec, mëson gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi ministria e Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë.

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska, informoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme (Ora 22:30, 2 dhjetor 2023) zyra e shtypit e kësaj ministrie

Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje lidhur me arrestimin e Durim Toskës dhe shkarkimin e tij.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lili Rushkës: 03/12/2023 02:19

    Durimi nga shoqerues i Nanos, u bë kryetar Komune në Hotolisht, tani na qenkësh bërë Drejtor Burgu. Kërdinë bëri sa ishte Kryetar i Komunës Hotolisht në Pogradec duke dhënë leje buzë gjolit për kioska, dhe kur u prishën kioskat shteti i dëmshpërbleu qimen sa koka. Dhe shteti spaska vënë mënd “por mëlçitë” va paska varur përsëri (ujkut) Durimit në qafë.

    Përgjigju
    • Ednan: 04/12/2023 02:39

      O vella Shko ha mut edhe Ik qi veten budall ti as Gjysma e Durim toskes nuk je majmun buthe. U be butha jote te flas majmun muti ishallah vdeksh ne vend. Budalla u be butha jote. Ti ke inat gje ai eshte I zotit te filloj pun te mira Jo si ty . Ik vdiq majmun. Vdeksh u be butha jote te flas.????????

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?