Shkarkimi/ Ilir Meta i ankohet Gjykatës Kushtetuese: Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori! Nuk më keni informuar seriozisht

29 Janar 2022, 15:36| Përditesimi: 29 Janar 2022, 17:07

  • Share

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë kryetares së Gjykatës Kushtetuese ku i ankohet për mënyrën jo profesionale sipas tij që është sjell me të. Meta kërkon  t’i vihet në dispozicion procedura e ndjekur për  çështjen e shkarkimit të tij, duke thënë se përgjigjet e mëparshme kanë qenë jo përmbajtësore.

Kërkesat e Metës janë: Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori për "çështjen e shkarkimit;  Më vendosni në dispozicion aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur;   Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes?

 “Kërkoj nga ana juaj: – kopje të aktit përmes të cilit rregulloheshin procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 99/2016 , e veçanërisht procedurat e caktimit të relatorit të çështjes me short, apo procedurat e tjera me të cilat ka funksionuar Gjykata Kushtetuese, deri në miratimin e Rregullores së re, hyrë në fuqi më 27 janar 2022.

Mbetem me besimin se ky informacion dhe kopja e akteve do të përcillet dhe do të vihet në dispozicion brenda datës 31 janar 2022.”- thuhet në shkresë. 

Seanca plenare për shyrtimin e shkarkimit të Presidentit Meta është vendosur të mbahet më 1 shkurt, pas shtyrjes që iu bë seancës së 18 janarit për shkak se relatori ishte me COVID.  

Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë votoi në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta.

(Kliko këtu për përgjigjen dhe kërkesën e Metës për Gjykatën Kushtetuese))

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/01/2022 04:12

    Meta po perpiqet te vonoje,ose te evitoje vendimin e gjyk.kusht.me pretekst /teknikalitetet/.

    Përgjigju
  • Sasha: 29/01/2022 21:20

    Pse sasha eshte gjykata kushtetuese qe sa here e therret te ulet ne preher o kok katror? Rri si jashtshqitje tani dhe prit vendimin e shkarkimit, se shume e zgjate si president i opozites rithemelimit-lesheli. I jep urdher te njoftojne? Po pse je ne rregull, ti qe shkelur kushtetuten 20 here, ti duhej te shkarkoheshe qe me heren e pare o lango.

    Përgjigju
  • O tej: 29/01/2022 19:13

    O Ilir metmuti po te vjen ngordhja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?