Shkarkimi i Nanos, Alibeaj: S’është zgjidhje! Përgjegjës për situatën kriminale është Rama

31 Gusht 2022, 12:25| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 13:56

  • Share

1661946860_alibeaj1.jpg

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se largimi i Gledis Nanos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk është zgjidhje për të larguar krimin, Ai tha se përgjegjësia është e Edi Ramës

“Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë.  Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve. Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij është e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund”, shkruan Alibeaj.


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Shkarkimi i Nanos, ambasada e SHBA: Mirënjohje! Ishte partner i fortë! Meta: ‘Kokë turku’! Berisha: Viktimë e lidhjeve Rama-Çuçi


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?