Mbi 30 pyetje i ka parashtruar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës, relatori i çështjes së shkarkimit të Presidentit Meta në Kushtetuese. Përparim Kalo kërkon sqarim për një sërë çështjes procedurale.
"Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? Kalo: A mund ta sqaroni bazën ligjore mbi te cilët është ngritur komisioni hetimor? A është e detyrueshme prania e presidentit ne procedurat përkatëse, ne komisionin e ligjeve, atë hetimor dhe seance plenare? A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit? A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit? Ne raportin e komisionit hetimor flitet për një numër shkeljesh te renda ndërsa përdoret njëjësi. Cili ka qene qëllimi i përdorimit te njëjësit ne raport? Ne zbatimin e dispozitave kushtetuese ligjvënësi shfaqet dhe si interpretuesi i pare i shkeljes por a janë përdorur metoda te tjera për t'i evidentuar këto shkelje? Cilat janë interesat e presidentit?", janë disa nga pyetjet e Kalos.
Lajmi kryesor:
'Kushtetuesja' pranon kërkesën e Presidencës, shtyn të enjten në 10:00 vendimin për shkarkimin ose jo të Metës! Çfarë ndodhi në 9 orë seancë
K.T./ReportTv.al