Shkarkimi i Metës, Kryemadhi: Do të kërkojmë hetim parlamentar për falsifikim të dokumenteve

8 Shkurt 2022, 22:00| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 22:18

  • Share

Pas denoncimit nga Presidenca, LSI do të kërkojë hetim për Kuvendin lidhur me falsifikimin e dokumenteve me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se forca e saj politike do depozitojë një nismë për hetimin e shkresave të Kuvendit për çështjen e shkarkimit të presidentit. Kryemadhi shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte normale, atëherë do kishte pushuar çështjen, por këtë se bën sipas saj, pasi është e kapur.

 “Ne si LSI jemi shumë të qartë në të gjitha pozicionimet tona të kauzave tona opozitare që kemi. Pavarësisht se jemi me 4 deputetë do të depozitojmë edhe nismën për sa i përket skandalit që ka ndodhur me shkresat e Kuvendit për falsifikimin në çështjen e presidentit. Është momenti për të parë sesa të vërteta janë ndjenjat dhe aksionet opozitare. Sot ne kemi një mazhorancë e cila ka ngelur pa tekst, me atë manipulim që ka bërë në Kuvend që është shumë e rëndë. Dhe asnjëri nuk merret me të. As mediat nuk merren. Po të kishte prokurori, prokuroria duhet të shkonte automatikisht të bllokonte komplet arkivën e Parlamentit. Po të kishte një Gjykatë Kushtetuese normale do të thonte: Kjo çështje mbyllet, ke sjellë një provë të falsifikuar. Nuk mund të ndodhë kjo, sepse këtu çdo gjë është e kapur” – tha Kryemadhi.

Një ditë më parë, Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj tha se Kuvendi shkeli në mënyrë flagrante ligjin, ku falsifikoi dokumentin për të plotësuar afatin 48 orësh që thotë rregullorja e Kuvendit se duhet plotësuar për ta çuar në seancë plenare një vendimmarrje të komisioneve parlamentare. 

Komento

Komente

  • Hetimi: 08/02/2022 23:31

    Dorezoni ne fillim gjene e vjedhur dhe grabitjen e pasurise kombetare ju si cift ujqerish jeni,pastaj kerko hetim kuvendit qe ka votuar populli. Se pa votat e popullit nuk ka kuvend,kete vere mire ne mendje ti dhe kush tjeterson vullnetin e popullit. Leri ecejaket qe te shpetoni pa lagur kesaj here.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?