Shkarkimi i Gledis Nanos, Berisha i dyzuar: Ai ishte viktimë, e hëngri mafia Rama-Çuçi

31 Gusht 2022, 20:07| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 20:18

  • Share

1661924163_Sequence03.01280718.Still060.jpg

Shkarkimi i Gledis Nano nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë ka nxitur një deklaratë të dyzuar të ish kryeministrit Sali Berisha. Ai ka thënë se Nano është një viktimë i lidhjeve të freskëta e Ramës dhe Çuçit.

Jo vetëm kaq, por Berisha edhe pse ishte i pranishëm në një protestë sëbashku me Metën, për largimin e ministrit Çuçi dhe Gledis Nanos, tani radhit një shkrim në Facebook ku mbron me devotshmëri ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Berisha shkruan se disa të ashtuquajtura burime, pohojnë për të, se Nano u largua pasi ky zbuloi Aferën e Olsi ramës në Call Center si dhe ngarkesën me 2.2 ton kanabis që është transportuar nga mafia Rama-Çuçi.

‘Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

  •    1-  Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.
  •   2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur’- shkruan Berisha.  


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Shkarkimi i Nanos, ambasada e SHBA: Mirënjohje! Ishte partner i fortë! Meta: ‘Kokë turku’! Berisha: Viktimë e lidhjeve Rama-Çuçi


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?