Foto ilustruese

Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 54-vjeçari në Dibër! Në policia tha se ‘ishte pasagjer e makinën e drejtonte viktima'

1 Shkurt, 12:19| Përditesimi: 1 Shkurt, 12:28

  • Share

Policia e Dibrës ka arrestuar një 54-vjeçar pasi dyshohet se në 2021 ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një pasagjeri.

Në polici 54-vjeçari ka deklaruar se makinën e drejtonte viktima dhe jo ai.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit B.M.,  54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital.

54-vjeçari, në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari.  Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u  dokumentua dhe u  zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.M.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?