Shiu 'tremb' turistët në Dhërmi, në Seman zbatohet distancimi social (VIDEO-FOTO)

5 Korrik 2020, 12:36| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 13:12

  • Share

Reshjet e shiut të cilët kanë nisur që nga mbrëmja e djeshme kanë trembur turistët në jug të Shqipërisë. Sot në orët e paradites kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi në zonën e Dhërmiut që pushuesit të braktisin bregdetin.

Ndërkohë në zonën e Semanit, plazhi ka vazhduar normalisht, madje edhe me respektim të distancimit social.

Fotot tregojnë që çadrat janë të vendosura në distancë nga njëra-tjetra, ndërsa shihet që edhe pushuesit janë më të paktë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?