Shiu ‘tremb’ pushuesit në Vlorë, largohen nga bregdeti! Moti i keq ndikon në prenotime por dhe thellon trafikun! Radhë të gjata automjetesh

24 Qershor 2023, 10:58| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 13:34

  • Share

VLORË- Moti i paqëndrueshëm, pikat e para të shiut, si dhe koha e keqe në horizont tremb një pjesë të pushuesve dhe turistëve që kanë zgjedhur Vlorën. Duke parë kohën e keqe shumë prej tyre zgjedhin të largohen nga bregdeti. Marrin çadrat në duar dhe kthehen në shtëpi.

Të papriturat e motit nga të dhënat nga operatorët turistik ndikojnë edhe tek prenotimet për fundjavë Prenotime nga pushuesit të cilët zgjedhin të vijnë drejt Vlorës për të kaluar fundjavën dhe rezervojnë hotelet e tyre përgjatë mbërritjes në qytet.

Ndryshe nga plazhistët e Vlorës, në Shëngjin pushuesit kanë qëndruar në bregdet pavarësisht motit të paqëndrueshëm. Shqiptarët e Kosovës janë ende besnikët e bregdetit të Shëngjinit.

Ndërkohë në pjesën tjetër të qytetit,  në akset nacionale që të çojnë drejt bregdetit vihet re trafik i rënduar i automjeteve. Radhë të gjata automjetesh në segmentet rrugore si Transballkanike, Lungomare dhe aksi Vlorë-Orikum. Sot, për shkak të fundjavës fluksi i automjeteve shtuar ndjeshëm.

Për të shkuar nga hyrja e Vlorës në Orikum duhen me shume se 50 min. 

 

VIDEO- Trafiku në Vlorë

Ora 13:26
VIDEO/ Moti i ‘bën gjëmën’ turizmit në Pogradec

 

Reshjet e shiut dhe era me intensitet të lartë që ka pushtuar Juglindjen e vendit, kanë krijuar problemet e para. Kjo situatë ka dhënë dhe efektet e para negative këtë fundjavë. Edhe pse plazhi prej një jave ka filluar në Pogradec, i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, duket se fundjava ka rezervuar mot të vështirë. Sipas burimeve pranë subjekteve hotelerie bëhet e ditur se qindra rezervime janë anuluar në Pogradec nga turistët. Ajo që vihej re sot në mesdite në Pogradec, ishin rrugët dhe kafenetë bosh, për shkak të situatës së motit.

Burime bëjnë të ditur që problematika janë hasur dhe në zonën e Maliqit kur breshëri ka dëmtuar sektorin bujqësor. Nuk dihet ende në çfarë niveli janë dëmtimet dhe në cilat kultura. Stuhia dhe furtuna vijojnë edhe në këto momente.

Ora 11:06
Moti i paqëndrueshëm nuk i ndal pushuesit në Shëngjin! Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jetë besnikët e këtij bregdeti

 

Moti i paqëndrueshëm i kësaj fundjave nuk i ka ndaluar pushuesit në Shëngjin të vijojnë plazhin. Pamjet e sjella nga gazetari i Report Tv, Elvis Hila sjell pamjet nga bregdeti i Shëngjinit këtë të shtunë ku pavarësisht motit, shumë qytetarë kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në bregdet.

Besnikët mbeten shqiptarët e Kosovës. E gjithë zona turistike nga Rana e Hedhur deri në Kune ishte e populluar me pushues, kryesisht të ardhur nga Kosova. Ata thonë se Shëngjini i ka përmbushur ne maksimum pritshmeritë e tyre ndaj dhe janë frekuentues të rregull të këtij bregdeti.

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht që prej fillimit të muajit qershor, por për shkak të motit të paqëndrueshëm numri i pushuesve ka qenë i ulet, duke dhëne ndikim mjaft negativ tek biznesi vendas.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?