Bota

Shiu nuk ndalet! Përmbytet urgjenca e pediatrisë dhe gjinekologjisë në Etna, Italia ‘nën pushtetin ujit’ (VIDEO)

27 Tetor 2021, 09:16| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 16:05

  • Share

ITALI-Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është shpallur i zhdukur, pas motit të keq që ka përfshirë Siçilinë. Pacientë janë në panik, ndërsa dhomat e urgjencës pediatrike dhe gjinekologjike në Etna janë “nën pushtetin e ujit”, pas stuhisë së vrullshme që ka “goditur” Italinë ditët e fundit.

Situata dramatike e krijuar në spitalin Garibaldi-Nesima, mund të shihet qartë nga videot e shumta që janë publikuar në rrjet orët e fundit.

Prioritet ka qenë shëndeti dhe evakuimi i pacientëve të spitali, ndërsa menjëherë janë bërë përpjekje për zbrazjen e ujërave nga godina. Ndërsa kujdesi kundrejt pacientëve ka qenë maksimal, shqetësimi më i madh i administratës është mundësia e dëmtimit të pajisjeve, gjë që do të kontrollohet në ditët në vazhdim.

Reshjet intensive dhe erërat e forta kanë prekur Italinë jugore që nga dita e diel duke i lënë rrugët të zhytura plotësisht në ujë, në disa pjesë të ishullit të Siçilisë.

Situata në Catania vazhdon të mbetet kritike për qytetarët, pasi më shumë se dy metra shi ra në Itali në vetëm gjysmë dite, diçka që nuk ishte parë më parë në Evropë. Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë lëshoi një alarm të kuq për paralajmërimin e nivelit më të lartë të përmbytjeve dhe reshjeve të tjera të pritshme intensive. Në vazhdimësi, specialistët e motit parashikojnë se 100 deri në 150 milimetra shi do të bien nga dita e merkur deri ditën e premte, ku zonat lokale do të kenë sasi më të larta.

Kryetari i bashkisë së Katanias Salvo Pogliese ka urdhëruar që shkollat dhe kopshtet publike të mbeten të mbyllura dhe gjithashtu banorëve u ndalohet kalimi në zonat që janë objekt rrëshqitjesh dheu, për shkak të stuhive të pritshme me intensitet të lartë. Si pasojë e përkeqsimit të motit Agjencia e Mbrojtjes Civile në Siçili bëri me dije se dy persona humbën jetën gjatë ditës së djeshme në Katania. Stuhia parashikohet të zgjasë rreth kësaj zone deri në fundjavë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?