Foto ilustruese

Shiu i lë ‘vendin’ diellit, parashikimi i motit për sot

8 Mars, 07:19| Përditesimi: 8 Mars, 07:24

  • Share

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në orët e mesditës, pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta në relievet malore verilindje–juglindje të vendit.

Parashikohen reshje shiu të dobëta të izoluara në veri në orët e mesditës. Prezencë të reshjeve të dobëta të borës në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek shoqëruar me valëzim të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 10°C

në zonat e ulëta 2 deri 17°C

në zonat bregdetare 3 deri16 °C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?