Shitjet milionere nga shtëpitë e
ankandit "Christie" dhe "Sotheby"

6 Maj 2013, 12:31| Përditesimi:

  • Share
SHBA-Dy nga shtëpitë e ankandit më të mëdha në botë Christie dhe Sotheby në SHBA, do të nxjerrin në shitje kryeveprat e artistëve që i përkasin periudhës impresioniste, moderne dhe asaj bashkëkohore.

Në përzgjedhjen mes periudhës impresioniste dhe moderne është piktori Italian Amedeo Modigliani me pikturën "L'Amazone", e cila mendohet të shitet me ccmimin nga 20 deri në 30 milionë dollarë.

Gjithashtu në listën e çmimeve multimilionere është edhe skulptura “Sylvette” e piktorit spanjoll Pablo Pikasos titulluar "Sylvette", e cila është krijuar kur ai ishte vetëm 20 vjeç dhe mendohet të arrijë vlerën deri në 18 milionë dollar.

shtepi ankandi christie

Sotheby do të nxjerrë në shitje dhe pikturën në pronësi të këngëtares amerikane Madona, e titulluar “Tre gra në tavolinën e kuqe” e Fernand Leger ku të ardhurat do të shokjnë për projektin mbi arsimimin e vajzave në Afganistan, Pakistan dhe vende të tjera ku ka konflikte lufte.

Nga periudha e post Luftës së Dytë Botërore dhe asaj bashkëkohore specialistët e artit do të vendosin në ankand edhe punimet e artistit amerikan Barnett Newman, apo gjermanit Gerhard Richter, ku piktura “Domplatz, Mainland “ mendohet të arrijë për shumën 40 milion dollarë, një rekord për punën e një artisti të gjallë.

shtepi ankandi christie

Në një tjetër zonë e New York City, qëndron shtëpia e ankandit Christie, rivali i Sotheby-s, e cila gjithashtu do të vendosë në ankand këtë javë kryeveprat e Claude Monet, Andy Warhol, Piero Manzonit, të cilat do të bëjnë pjesë në shitjet multimilionere .

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?