Shitja e lulelakrës, fermerët e Divjakës fajësojnë grumbulluesit: Çmimi i paracaktuar, po falimentojmë

9 Shkurt, 16:03| Përditesimi: 9 Shkurt, 16:08

  • Share

Divjake- Kultivuesit e perimeve ankohen se mungesa e kontratave me pikat e grumbullimit po i çon drejt falimentit. Report Tv kreu një vëzhgim në tregun me shumicë të fruta-perimeve në Divjakë, ku fermerët po shesin prodhimit të ri të lulelakrës me 35 lekë per kg.

Për rënien e çmimit të shitjes me shumicë nga 75 lekë/kg disa ditë më parë, në 35 lek/kg sot, fermerët fajësojnë pikat e grumbullimit.

Edhe pse prodhimi është i bollshëm, fermeret nuk mbulojnë shpenzimet, siç janë fidanët, punimet mekanike, plehrat, pesticidet, karburanti dhe vjelja e prodhimit me punëtorë.

Prodhimi i nxjerrë sot në treg nuk mund të ruhet pasi fermerët nuk kanë kushte për magazinimin e perimeve ndaj detyrohen ta sheshin nën koston e prodhimit.

Lajmi ne perditesim... 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?