Foto ilustruese

Shiti disa herë “Volkswagen-in” te persona të ndryshëm, përfitoi 4.5 milion lekë, arrestohet 25-vjeçari në Fier

2 Korrik 2022, 13:34| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 13:52

  • Share

FIER- 25-vjeçari Amarildo Alcani ka rënë në prangat e policisë, pasi përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e një makine “Volkswagen” te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit.

I riu nga Tërbufi i Divjakës, nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme ka përfituar shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip "Volkswagen".    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?