Piktura “Udhëtimi i Njerëzimit”

Shitet piktura më e madhe në botë ‘Udhëtimi i Njerëzimit’, paratë shkojnë për bamirësi

24 Mars 2021, 08:57| Përditesimi: 24 Mars 2021, 09:03

  • Share

Arti është një formë donacioni për njerëzimin, por kur paratë e një pikture të shitur shkojnë për bamirësi?

Piktura më e madhe e botë, e ndarë në 70 seksione, sa gjashtë fusha tenisi është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai paratë kanë shkuar për bamirësi.

“Udhëtimi i Njerëzimit” nga artisti britanik Sacha Jafri është një pikturë abstrakte dhe shumëngjyrëshe.

Blerësi i pikturës është Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Piktura është shumë e fuqishme për mua do të ishte një gabim ta ndaja në copa.”, tha Abdoune.

Krijuesi i pikturës u shit për dyfishin e shumës së synuar dhe se ato do të shkojnë për fëmijët në nevojë.

“Ne duhet të reagojmë dhe nëse unë mund të jap një copëz të vogël ndihme, jam i lumtur ta bëjë”, tha Abdoune.

Krijuesi bashkëkohor i pikturës shpreson se përmes artit të tij të nxisë një lëvizje humanitare.

“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me shumë dashuri".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?