Spitali i Tepelenës

Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës në farmaci private, nën hetim shefja e shërbimit spitalor, kryeinfermierja dhe farmacistja

8 Tetor 2023, 13:25| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 13:50

  • Share

Shefja e shërbimit spitalor të spitalit të Tepelenës, kryeinfermierja dhe farmacistja janë vënë nën hetim, pasi shitën ilaçet e spitalit në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat.

Pas transmetimit në një emisionin investigativ të një rasti të shitjes së ilaçeve të spitalit të Tepelenës në një farmaci private, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë Gjirokastër kanë kryer veprimet e nevojshme  për të nxjerrë përpara përgjegjësisë tre punonjëset e këtij spitali. 

Për pasojë janë vënë nën hetim:

K. Gj., 44 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë shefe e Shërbimit, në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

-N. Z., 61 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë kryeinfermiere, në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

-J. Gj., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pronare e farmacisë ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 08/10/2023 14:24

    Pushtet kriminel dhe fashist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?