Sokol Arapi dhe Albano Osmani

Shitën 60 bileta të falsifikuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 2 të arrestuarit

15 Tetor 2023, 11:54| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 12:04

  • Share

Gjykata e Tiranës caktoi masën "arrest në shtëpi" për Sokol Arapin dhe “detyrim paraqitje për Albano Osmanin, 2 të rinjtë që u arrestuan një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Çeki, nën akuzën se falsifikuan 60 bileta me vlerë 400 € për të hyrë në "Air Albania" për të parë ndeshjen.

Kur tifozët shkuan për të hyrë në stadium, kuptuan se biletat ishin të dubluara dhe aksesi për të hyrë ishte i pamundur.

Gjykata e cilësoi të paligjshëm ndalimin e Osmanit pasi ky i fundit është paraqitur vetë në polici.

Osmani dhe Arapi i kanë shitur biletat me çmime deri në 400 euro, duke arritur një shifër prej rreth 24 mijë eurosh përfitim.

Dy djemtë u gjurmuan nga policia pas deklarimeve të personave që blenë biletat false tek ata.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demaskimi: 15/10/2023 15:24

    Mire e kane bere eshte nje qeveri e tere qe na ka vjedhr me eskordat e tyre te gjithe fondet publike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?