Medikamentet e sekuestruara

Shiste online ilaçe kontrabandë, prangoset 35-vjeçari në Tiranë

17 Janar 2023, 16:00| Përditesimi: 17 Janar 2023, 16:27

  • Share

Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohet se shiste online ilaçe kontrabandë. Policia e Tiranës njofton se vënë në pranga 35 vjeçarin Amarildo Muço. Mbi të rëndon akuza e “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë përmes operacionit të koduar 'Medicines 2', policia i ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. 35-vjeçari u merrte jashtë vendit dhe i tregtonte në rrjetet sociale. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?