Shiste kokainë në Elbasan, pranga 49-vjeçarit

23 Shkurt, 12:27| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:29

  • Share

Një 49-vjeçar nga fshati Tregan, Elbasan është arrestuar pasi shiste kokainë. Policia e ka arrestuar autorin në flagrancë dhe ka bërë një kontroll në banesë dhe automjetin e tij.

Gjatë këtij kontrolli është sekuestruar një peshore elektronike, celulari dhe automjeti me të cilin lëvizte 49-vjeçari. 

Të gjitha materialet në cilësinë e provës u dorëzuan në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?