Foto ilustruese

Shiste drogë nëpër hotele të ndryshme në Durrës, arrestohet 32-vjeçari! Ishte vënë prej javësh nën hetim nga policia

3 Gusht 2023, 14:13| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 14:29

  • Share

Pas një hetimi disajavor, një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, teksa shiste doza kokaine në disa hotele në qytetin bregdetar.

Si rezultat i një hetimi disajavor nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, u arrestua shtetasi Abdyl Kacaca, 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 32-vjeçari, siguronte dhe shiste në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, doza kokaine.

Të riut iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.

Abdyl Kacaca është arrestuar edhe në qershor të vitit të kaluar, pasi kishte kthyer biznesin e tij për përdorim të lëndëve narkotike si dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcion).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?