Dibër/ Shiste drogë në afërsi të shkollave, 20 vjeçari hedh dozat në makinë e ikën me vrap

11 Nëntor 2023, 10:10| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 10:24

  • Share

Dibër - Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Peshkopisë pasi akuzohet se shiste kanabis të ndarë në doza.

20-vjeçari i identifikuar me inicialet Xh.K., kryente veprimtarinë kriminale në qytetin e Peshkopisë dhe në afërsi të shkollave.

Policia bën me dije se në momentin që 20-vjeçari ka parë që po i afroheshin efektivët e policisë, brenda një lagjeje në qytetin e Peshkopisë, ka futur dozat me canabis brenda në mjetin e tij dhe më pas është larguar me vrap, duke përfituar dhe nga terreni.

Gjatë kontrollit në mjetin e 20-vjeçarit, i'u gjetën dhe sekuestruan dozat e canabisit të gatshme për shitje.

Po ashtu, një tjetër 34-vjeçar i identifikuar me inicialet V.S në Bulqizë është vënë nën hetim pasi në automjetin e tij iu gjet një sasi kanabisi.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?