Celularët e sekuestruara

Shiste celularë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

14 Nëntor 2022, 16:17| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 16:19

  • Share

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi dyshohet se shiste celularë kontrabandë në dyqanin e tij.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit me iniciale B.K, në rrugën "Don Bosko", gjeti dhe sekuestroi, 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?