Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë në Skrapar

25 Maj 2023, 12:40| Përditesimi: 25 Maj 2023, 13:11

  • Share

Punonjësi i policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar u ndalua nga AMP, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?