Kokaina e sekuestruar

Shisnin lëndë narkotike në Berat, arrestohet 32-vjeçari, katër të tjerë në hetim! Sekuestrohet 760 gramë kokainë

26 Korrik 2023, 12:27| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 12:33

  • Share

BERAT- Një 34-vjeçar ka rënë në pranga pasi siguronte kokainë dhe më pas e shiste atë tek disa persona të tjerë që e shpërndanin në doza të vogla në zona të ndryshme të qytetit të Beratit. Ervis Shpata është 34-vjeçari që siguronte lëndën narkotike dhe e shiste atë tek katër persona të tjerë.

Ai është arrestuar pas një hetimi disamujor, ndërsa uniformat blu i gjetën 706 gramë kokainë, e cila u sekuestrua.

Gjithashtu, nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasit M. N., 37 vjeç, E. N., 46 vjeç, S. S., 32 vjeç dhe M. N., 44 vjeç, të gjithë banues në lagjen "Uznovë", Berat, të cilët shpërndanin kokainën pasi e blinin nga Shpata. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan sasi të vogla kokaine. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?