Kokaina dhe kanabisi i sekuestruar

Shisnin kokainë dhe kanabis nëpër Tiranë, në pranga 2 persona

23 Qershor 2023, 10:37| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 11:06

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Tiranës.

Në pranga kanë rënë  A. H., 18 vjeç, dhe D. Sh., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin pasi siguronin  sasi të ndryshme lëndësh narkotike, i ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Pasi kanë marrë informacion rreth dy të arrestuarve që shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, uniformat blu kanë vijuar kontrollet për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe gjatë kontrolleve të kryera , në Rrugën e Elbasanit, kanë  lokalizuar një  automjet të tipit "Audi" me shofer 46-vjeçarin me iniciale D. Sh., të cilit iu gjet kokainë.

Ndërsa në kontrollin që iu bë një servisit në posedim të tij, në Mullet, policia ka konstatuar automjetin tip "Porsche" me drejtues shtetasin A. H., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Kokaina dhe kanabisi që u gjet, si dhe një peshore elektronike, u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?