Lënda narkotike e sekuestruar

Shisnin kanabis në Unazën e Re dhe Yzberisht, arrestohen tre të rinj në Tiranë

13 Qershor 2022, 08:53| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 08:56

  • Share

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shisnin lëndë narkotike në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht. Gjatë operacionit të koduar "Portions", u arrestuan të rinjtë e identifikuar si M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç.

Në rrugën "Tre Dëshmorët", shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik ndaj tyre kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit M. M., është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza. Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?