Kanabisi i sekuestruar

Tiranë/ Shisnin kanabis në Kamëz dhe Vorë, arrestohen në parkingun e kompleksit me 1.5 kg kanabis dy të rinjtë

26 Tetor 2023, 10:28| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 10:36

  • Share

Dy të rinj, të cilët shisnin kanabis në Vorë dhe Kamëz kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Vora 2", u arrestuan E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.  

"Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis", njofton policia. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?