Shisnin kanabis në Berat, arrestohet një i ri, nën hetim një tjetër

4 Prill 2022, 09:43| Përditesimi: 4 Prill 2022, 09:44

  • Share

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shpërndarje të kanabisit në zona të ndryshme të Dimalit në Berat.

Në pranga përfundoi  Fredi Merkaj, 24 vjeç, ndërsa në  hetim shoku i tij  proceduar Hekuran Merkaj, 29 vjeç.

Dy shtetasit shpërndanin lëndë narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik   dhe kontrollit në banesat e tyre u gjetën një sasi kanabis e ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?