Foto ilustruese

Shisnin ilaçe që ishin të kontrabanduara, vihet nën hetim farmacistja dhe një 44-vjeçare në Gjirokastër

4 Tetor 2022, 10:50| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 11:13

  • Share

GJIROKASTËR- Një 37-vjeçare me iniciale I.S.,  është vënë nën hetim pasi u zbulua se ajo shiste në farmacinë e saj medikamente mjekësore, të dyshuara si kontrabanduara.

Po  ashtu, nën hetim është vënë dhe një 44-vjeçare  me  iniciale  N. A nga Gjirokastra pasi gjatë kontrollit në dyanin në pronësi të saj gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në këtë biznes.

Të gjitha medikamentet mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar.

Farmacistja 37-vjeçare akuzohet për “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë", ndërsa  44-vjeçarja për "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë".

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?