Ekstazia e stampuar me logon e Louis Vitton

Shisnin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, arrestohen 5 persona! Sekuestrohen 10 mijë doza, droga vinte nga Kosova

14 Gusht 2023, 22:47| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 10:00

  • Share

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Mësohet se nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova. Dozat, thonë burime të policisë siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.

Hetimet për finalizimin e operacionit kanë nisur 5 muaj më parë dhe është akoma në vijim. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish-  bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?