Shisnin drogë pranë shkollave dhe në lokale nate në Durrës, 3 të arrestuar, 1 në kërkim (EMRAT)

9 Janar, 12:13| Përditesimi: 9 Janar, 13:38

  • Share

DURRËS- Tre persona të cilët akuzohen se shpërndanin drogë pranë shkollave dhe në lokale nate në zona të ndryshme, janë arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka vënë në pranga, Artur Jangozi, 50 vjeç, Arolt Jangozi 24-vjeç, babë e bir të dy banues në Fushë-Krujë dhe Ridvan Kapllanin 27-vjeç dhe u shpall në kërkim një tjetër shtetas, pjesëtar të këtij grupi.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Grupi’, u gjetën 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen nga këta persona, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet, tre celularë dhe 400 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Vijon puna për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë grup.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?