KATAR 2022/ Shiriti 'One Love' i kapitenëve, FIFA kërcënon kombëtaret europiane në Katar! Tërhiqen 7 prej tyre

21 Nëntor 2022, 11:51| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 17:41

  • Share

Shiriti ‘One Love’ i disa kapitenëve në Botëror po shkakton shumë debat në Katar. Ky shirit simbolizon gjithëpërfshirjen, pra edhe homoseksualitetin, diçka e palejuar në Katar.

Fillimisht është thënë se mund të ketë gjoba të majme për federatat, por ka aludime se ata që e mbajnë shiritin mund të ndëshkohen me kartona të verdhë. Për rrjedhojë 7 kombëtare, duke përfshirë Anglinë, Belgjikën dhe Gjermaninë janë tërhequr, ndërsa Holanda ka mbetur e vetme.

Më herët tetë kombëtare Europiane kishin deklaruar se do mbanin shiritin në krahë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?