Shirat nxjerrin në sipërfaqe ndotjen, lumi Shkumbin i mbushur me mbeturina e ujëra të zeza

21 Shkurt 2021, 20:42| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 20:47

  • Share

Reshjet intesive të shiut, të cilat pushtuan të gjithë territorin e vendit pak ditë më parë kanë sjell shumë probleme edhe në Qarkun e Elbasanit.

Krahas përmbyetjve të disa zonave të tjera në këtë qark, problem mbetet dhe lumi Shkumbin, pasi reshjet kanë nxjerrë në siperfaqe ndotjen e tij.

I gjithë shtrati i këtij lumi është i mbushur me mbeturina të ndryshme, të cilat janë hedhur nga banorë që jetojnë në afërsi dhe nga bizneset e ndryshem që ushtrojnë aktivitetin e tyre në afërsi të brigjeve të tij.

Siç duket dhe nga pamjet, ndotja në këtë lumë është shumë e madhe. Lumi “Shkumbin” përshkruan qytet Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Cërrik, Peqin, e deri ne gryk-derdhjen në detin “Adriatik”. Në këtë lumë, për fat të keq shkarkohen ëdhe ujërat e zeza të bashkive të mësipërme.

Përafërsisht në këtë lum shkarkohen rreth 10 mijë m3 ujra të zeza. Gjatë një vëzhgimi në brigjet e këtij lumi vihet re problematika e theksuar e mbetjeve urbane, duke filluar nga mbetjet plastike e më gjerë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O majmunë: 21/02/2021 23:51

    E pra,kur të keni ndotur edhe lumin e fundit a burimin e ujit,çfarë do pini pastaj?!apo Coca cola

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?