Shintigrafia 4 muaj jashtë shërbimit, trajtimi i fundit që prej janarit! QSUT për Report TV: Nuk kemi jod, jemi në procesi prokurimi

28 Prill, 13:02| Përditesimi: 28 Prill, 13:12

  • Share

Pas më shumë se një muaj e gjysmë, Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është përgjigjur Report Tv në kërkesën zyrtare dërguar më 15 mars për mosfunksionimin e aparaturës së shintigrafisë.

QSUNT konfirmon për Report TV se shintigrafia është për më shumë sesa 4 muaj jashtë funksioni dhe shkak është bërë ndërprerja e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke lënë të nënkuptuar mungesën e jodit radioaktiv, ku nuk thotë arsyen e ndërprerjes së furnizimit.

QSUNT për Report TV, fjalë për fjalë thotë se “trajtimi i fundit është bërë në Janar 2024 sipas furnizimit të bërë nëpërmjet marrëveshjeve me IAEA (International Atomic Energy Agency). Aktualisht furnizimi nuk ofrohet më nga IAEA, arsye për të cilën QSUNT dhe MSHMS është në proces të shpalljes së procedurës së prokurimit me këtë objekt”.

Më tej QSUNT në kërkesën zyrtare thotë për pacientët e shërbimit endokrinologjisë, pra të sëmurët me tiroide se aktualishtë po  trajtohen me terapi hormonale frenuese deri në furnizimin me lëndë radioaktive e cila mban në kontroll nivelin hormonal per një periudhë tre mujore pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, periudhë e cila kryhet para se të trajtohet me Iod radioaktiv 131. Por edhe në këtë rast pacientët që e kanë kryer këtë ndërhyrje supozuar në muajin janar, ka kaluar afati kohorë.

“Siç sqaruam, shintigrafia e tiroides është e nevojshme si mjet diagnostikues dhe ndjekje e patologjive malinje dhe beninje të gjëndres tiroide. Duke qenë se gjatë kësaj periudhe pacientët trajtohen me terapi hormonale frenuese, e cila mban në kontroll nivelin hormonal për një periudhë 3 mujore, me ardhjen e lëndës radioaktive, këta pacientë do të kenë prioritet dhe do të vijojë trajtimi sipas protokolleve mjekësore”, përgjigjet QSUT. 

Aparatura e shinti-grafisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është në funksion prej mëse 4 muajsh, e shkak është mungesa e jodit radioaktiv që shërben për të ndihmuar mjekët të gjejnë saktë anomalitë në organin që duan të ekzaminojnë.

Report Tv ka përcjellë shqetësimin e pacientëve, të cilët në mungesë të shërbimit në shtet detyrohen ta marrin atë me pagesë në privat, por edhe të mjekëve, të cilët me zë e figurë 1 muaj më parë, folën në Report Tv se në 1 javë mbi 15 pacientë janë në pritje për të bërë shinti-grafinë vetëm për tiroiden.

Por nëse i referohemi edhe pacientëve që vuajnë nga veshka, zemra apo deri te tumoret, që kanë nevojë për ekzaminim me shinti-grafi, shifrat e qytetarëve që nuk e kanë marrë dot këtë shërbim, janë edhe më të larta. Jodi radioaktiv sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë, por pavarësisht denoncimit të shumë qyetetarëve në Report Tv, vijon të jetë në mungesë. QSUT-ja është i vetmi spital publik ku kryhet ekzaminimi i shintigrafisë, të detyruar tashmë pacientët u drejtohen spitaleve private dhe paguajnë të paktën 6 mijë lekë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 28/04/2024 19:03

    Tefik a din me lexuar?? Nuk eshte prish asgja, mungon iodio radioaktiv dhe eshte sigurisht e pafalshme

    Përgjigju
  • tefik: 28/04/2024 14:39

    E prishin vete mjeket qe pacientet te shkojne tek privati ku punojne po ata mjeke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?