Shijak/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet në spital! Në kërkim autori

17 Shkurt 2023, 18:05| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 20:50

  • Share

DURRËS- Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Shijak të Durrësit. Mësohet se ai është qëlluar me thikë në shpatull.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen”Popullore”. 23-vjeçari B. K. është qëlluar nga 20-vjeçari  R. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta. 

I riu është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po kërkon për kapjen e tij. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?