Shijak, i gjenden fidanë me kanabis, pranga babait, në kërkim i biri

25 Maj 2020, 09:02| Përditesimi: 25 Maj 2020, 09:04

  • Share

Një 58-vjeçar është arrestuar në Shijak, ndërsa djali i tij u shpall në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia e Durrësit thotë se në vijim të kontrolleve masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike u arrestua shtetasi B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar kanabis sativa. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Komento

Komente

  • Aleks: 25/05/2020 14:45

    Nuk kuptoj pse arrestohen ende ekspertet e kesaj fushe kur jemi drejt legalizimit dhe depenalizimit. 30€ ne dite n’a kushton si taksapagues arrestimi dhe burgosja pa llogaritur se ne burg behet dhe ekspert te fushave te tjera te krimit kur keta thjeshte merren me agrikulture. Bosat dhe politikanet qe e trafikojne me fitime marramendese nuk preken. Turp!

    Përgjigju
  • Gomeret e Çoleve gomere: 25/05/2020 10:58

    Hahahaha

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/05/2020 09:20

    Fshatarë dhe vetem fshatarë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?