Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Shihnin ‘Squid Game’ fshehurazi, studentët në Korenë e Veriut përjashtohen nga universiteti dhe detyrohen të punojnë në minierë

7 Janar 2023, 20:00| Përditesimi: 7 Janar 2023, 20:05

  • Share

Studentët koreano-veriorë janë përjashtuar nga universiteti dhe janë detyruar të punojnë në një minierë qymyri sepse dukeshin sikur kishin parë shumë shfaqje të huaja në televizor.

Katër studentët mësohet se janë kapur duke folur në celularët e tyre me një theks më të butë dhe duke përdorur terma dashurie që lidhen me njerëzit në Korenë e Jugut, thanë burime brenda vendit autoritar.

Këngët e paligjshme, filmat dhe shfaqjet televizive si 'Squid Game' ose 'Crash Landing on You' futen kontrabandë në vend në disqet USB. Besohet se studentët ka të ngjarë të zgjodhën mënyrën e të folurit duke parë media të tilla.

Të folurit sikur fqinjët e tyre në Krenë e Jugut është bërë trend në mesin e të rinjve koreano-veriorë, shkruan Daily Mail. Por Pheniani dhe Kim Jong-un i shohin stile të tilla të të folurit si kundërrevolucionare dhe për rrjedhojë si krim.

"Fenomeni i përdorimit të një "theksi kukull" përkufizohet nga Komiteti Qendror si një akt i pafalshëm i simpatizimit me komplotin e armikut për të depërtuar në ideologjinë dhe kulturën borgjeze," u shpreh një prej zyrtarëve të Koresë së Veriut.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?