"Shihja nga dritarja e vilës italiane televizor", Zef Deda tregon si u njoh me personazhin që i dha famë edhe përtej Shqipërisë: E dashuroja atë rol!

21 Shkurt 2020, 11:00| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 11:28

  • Share

Të gjithë e duan. Për shqiptarët, Zef Deda është një nga kolosët e mëdhenj të komedisë, që i ka bërë ata të qeshin edhe në kohëra të vështira.

U bë i njohur sidomos me rolin e Charlie Chaplin, që ka shenjuar historinë e karrierës së tij, pasi për herë të parë Zef Deda imitonte një njeri me të cilin shqiptarët ende nuk ishin njohur mirë, pasi në vend shumë pak persona kishin televizor në shtëpi.

Por në këtë kohë kur kontakti me botën e jashtme ishte thuajse inekzistent, Zef Deda sjell për shqiptarët një personazh të njohur në të gjithë botën.

I ftuar në "Rreze Dielli" aktori i humorit tregon se si u njoh me personazhin e Caplinit.

Ai thotë se duke qenë se vetë nuk kishte televizor, shihte nga dritarja e një vile italiane ku ishin vendosur drejtuesit e kohës, dhe nga aty u njoh nëpërmjet ekranit me Chaplinin, personazh për të cilin thotë se e dashuronte me të gjithë qënien e tij.

Isha fëmijë, ishte një vilë italiane e vjetër ku ishte shtëpia e drejtuesve që kishin televizor. Dritaret ishin të ulëta, Rai jepte në orën 9 pak humor nga filmat e viteve ‘30-’40 dhe aty u njoha me Çaplinin nëpërmjet ekranit.”, shprehet Zef Deda në "Rreze Dielli". 

Ai thotë se ndonëse personazhi i Çaplinit ishte i huaj, u lejua ta luante rolin që i dha famë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Aktori i humorit mesazh të fortë atyre që vendosin të largohen: Ata që mërziten me Shqipërinë…


D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?