Gennaro Gattuso

Shihet si opsioni i vetëm, Genarro Gattuso pranë firmës me gjigantët e Francës

27 Shtator 2023, 16:01
  • Share

MARSEILLE - I refuzuar nga Lyon, Gennaro Gattuso është shumë pranë Marseille po në Francë. Nënshkrimi i tij për OM mund të ndodhë shpejt. Marseille po përgatitet të ketë një trajner të tretë në sezonin 2023-2024 që sapo ka nisur. Klubi nga jugu i Francës është në krizë të thellë dhe Gennaro Gattuso duhet të zëvendësojë Zhak Abardonado, që ishte pasardhësi i spanjollit Marcelino të emëruar në korrik.

Pas disa refuzimeve, ndër ta edhe ish-i i PSG-së, Christophe Galtier, tanimë Marseille ka emrin e ish-trajnerit të Milanit si më të preferuarin, me palët që kanë gjetur akordin.

RMC Sport, siguron që Gennaro Gattuso është një hap larg nga angazhimi për një sezon me OM. 45-vjeçari italian duhet të mbërrijë këtë të mërkurë në qytetin e Marsejës për të finalizuar firmën.

Presidenti i OM është përpara një 'stuhie', kjo pas kërcënimeve të marra nga ultrasit e klubit që njihen si shumë radikalë. Gennaro Gattuso është trajner i lirë pas largimit nga Valencia më 30 janar dhe duhet të udhëheqë OM të shtunën në mbrëmje në Monaco (java e 7-të e Ligue 1).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?