Rubin Hebaj

'Shigjetari' Rubin Hebaj debuton me gol në Arabinë Saudite, i jep tri pikë skuadrës së re në limite (GOLI)

13 Shkurt, 16:28| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:29

  • Share

Rubin Hebaj ka bërë debutim ëndrrash në Arabinë Saudite. Për javën e 21-të të Ligës së Parë, shkodrani gjeti golin e fitores në minutën e 90+4 duke i dhënë tri pikë të tijve.

Al Orubah fitoi 2-1 kundër Ohod, teksa ishin miqtë që kaluan në epërsi në pjesën e parë. Vendasit barazuan dhe kështu ishte radha e shkodranit që në limtet e sfidës të shënonte në debutim.

Një pasim nga e djathta e sulmit bëri që Hebaj të kontrollonte bukur dhe më pas ta linte topin pas krahëve të portierit. I afruar vetëm pak javë më parë në ligën e Arabisë Saudite, Rubin Hebaj i kushtoi Al Orobah 300 mijë euro, duke e blerë nga uzbekistanasit e FK Andijon.

Me këta të fundit Hebaj u shpall "Lojtari më i mirë" i sezonit të shkuar në ligën elitare të Uzbekistanit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?