Zgjatet sezoni turistik, INSTAT: Nga janari gati 8.3 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë

25 Tetor 2023, 11:49| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 12:29

  • Share

Zgjatja e sezonit turistik përtej muajve tradicionalë të verës por dhe moti i mirë dhe me diell shtoi fluksin e vizitorëve të huaj në vendin tonë edhe në muajin shtator.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në shtator, në vend hynë 1.1 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë i hyrjeve të të huajve të regjistruar ndonjëherë në këtë muaj.

Edhe për periudhën janar-shtator, shifrat tregojnë një rekord historik. Në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, që është një shifër 29% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas njoftimit të INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin shtator 2023, janë 1.651.151. Ky tregues rezulton me një rritje 36,6%, krahasuar me shtator 2022.

Lajmi ne perditesim..

(Kliko ketu per te lexuar statistikat e plota)

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 25/10/2023 14:08

    Me ben cudi dicka, nese jane 13.4mil hyrje total dhe duke hequr 8.3mil te huaj i bie qe kane hyre 7.3mil Shqiptare dhe ne statistika po te tuajat na nxirrni 3mil Shqiptare ne total. Sme del llogaria. Do arsyetoheni me Kosovaret ama ata jane tek numri i pergjithshem te te huajve duke U numeruar si tursite kshu qe Shqiptare nga Shqiperia i bie 7.3mil ne hyrje. Ke tbesojme? Statistiken 2.9mil apo kte qe del sot me llogaritje te thjeshte duke bere diferencen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?