Shifrat e COVID në rritje, 756 'të fortë' gjobiten se u kapën pa maskë! 8 shoqërohen në polici pasi nuk dhanë mjet identifikimi

31 Tetor 2020, 16:57| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 17:04

  • Share

Edhe pse numri i të prekurve me koronavirus në vend është mbi 300 çdo ditë, shumë qytetarë vijojnë të mos mbajnë maskat në ambiente publike, ku në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë gjobitur 756 persona me nga 3 mijë lekë.

Sipas Policisë së Shtetit në 24 orët e fundit janë shoqëruar në komisariat edhe 8 pasi nuk kanë dhënë mjet identifikimi, të cilët pas verifikimit dhe gjobitjes me nga 3 mijë lekë për mosmbajtje maske janë lënë sërish të lirë .

Policia  Shtetit vijon me thirrjet sensibilizuese për mbajtjen e maskës dhe zbatimin e masave për të parandaluar infektimin me COVID-19.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/11/2020 00:22

    Nje miku I familjes time u kthye nga Shqiperia para disa ditesh.Kur e pyetem se si ishte situata me Covidin,ai na tregoi se te gjithe atje e shikonin me habi nga qe e mbante masken vazhdimisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?