Foto ilustruese

Shifra të larta në Greqi, 5,899 të infektuar dhe 81 viktima në 24 orët e fundit! 7 raste u konfirmuan në pikat hyrëse të vendit

8 Dhjetor 2021, 17:15| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 17:19

  • Share

Greqia ka regjistruar 5,899 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se 7 prej rasteve janë konfirmuar në pikat hyrëse të vendit.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjisturar 984,301 raste, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj.

Fatkeqësisht, 81 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID në 24 orë, duke e çuar numrin e viktimave në 18,901 që prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se mosha mesatare e viktimave është 64 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?