Shifra të larta me Covid-19 në Shqipëri/ GJashtë sende personale që ju duhen me vete për parandalimin e virusit

9 Nëntor 2020, 09:43| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 10:01

  • Share

Ditët e fundit Covid-19 në Shqipëri ,ka filluar të "tërbohet"duke sjellë shifra të larta të infektimit.

Minsitria e Shëndetësisë bën apel për qytetarët të respektojne masat e vendosura për parandalimin përhapjes së virusit.

“-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, rekomandon MSH.

Ndërkohë me anë të një fotoje ilustruese rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19: Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C. "

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • analisti: 09/11/2020 10:00

    gjendja eshte alarmante znje ministre. spitalet nuk kane me vende ndesa ti na tregon sendet qe duhet te kemi me vete. urgjentisht merrni masa se po vdesin njerez dhe pergjegjesia bie mbi ju per mosmenaxhim te situates. masat qe duhen t emerren: 1. mbyllen lokalet 2. kufizime levizjes per te papunet 3. pensionistet dhe ata me semundje te tjera te mos dalin nga shtepite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?