Foto ilustruese

Shifra të larta infektimesh nga koronavirusi në Itali, 108,304 të infektuar dhe 223 viktima në 24 orë! 1,499 pacientë në terapi intensive

7 Janar 2022, 18:40| Përditesimi: 7 Janar 2022, 18:43

  • Share

Italia ka regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se 108,304 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID gjatë këtyre 24 orëve. Rastet e reja janë konfirmuar pas testimit të 492,172 mostrave.

Autoritetet Shëndetësore bëjnë me dije se norma e pozitivitetit qëndroi në 22% , nga 19.3% një ditë më parë. Fatkeqësisht 223 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 138,697 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se 1,499 pacientë janë të shtruar në terapi intensive. 

Kujtojmë se Italia ka shtrënguar masat gjatë ditëve të fundit, ndërsa varianti Omicron është dominues dhe ka rritur numrin e infeksioneve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?