Spitali Infektiv

Shifra të larta infektimesh! 293 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

24 Qershor 2022, 16:04| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 16:20

  • Share

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve me COVID-19 prej 3 ditësh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 293 raste të reja infektimesh. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ndërkohë, nisur dhe nga numri i larë i infektimeve, Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin për qytetarët që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet

Nga 1080 testime të kryera në 24 orët e fundit  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 293 qytetarë, në këto bashki:
172 në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnje, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë.
Janë 1,387 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,620 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 293
Të shëruar në 24 orë 149
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1080

Testime totale 1,842,347
Raste pozitive 278,504
Raste të shëruara 273,620
Raste Aktive 1,387
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,010
Fier 105
Vlorë 77
Durrës 42
Lezhë 40
Gjirokastër 30
Shkodër 23
Elbasan 20
Korçë 18
Berat 12
Dibër 7
Kukës 3

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?