Foto nga Britania e Madhe

Shifra rekord! Emigracioni pritet t'i shtojë popullsisë britanike 6.1 milionë njerëz deri në vitin 2036

30 Janar, 14:10| Përditesimi: 30 Janar, 14:12

  • Share

Popullsisë së Britanisë së Madhe pritet që t’i shtohen 6.1 milionë njerëz deri në vitin 2036, për shkak të emigracionit. Diçka e tillë pritet që të shtojë presionin, që ekziston tashmë, për kryeministrin Rishi Sunak që ta frenojë fenomenin përpara zgjedhjeve.

Rritja, e regjistruar gjatë një periudhe prej më shumë se 15 vitesh, pasqyron një parashikim prej 541 mijë lindjesh më shumë se vdekje dhe migrimin ndërkombëtar neto prej 6.1 milionë njerëzish.

Shifrat e publikuara në nëntor treguan se emigracioni vjetor neto në Britaninë e Madhe arriti një rekord prej 745 mijë njerëzish deri në vitin 2022 dhe ka mbetur i lartë që atëherë, raporton Reuters.

Vendi pret emigrantë edhe nga vende si India, Nigeria dhe Kina por edhe nga vende të Europës. Projeksionet e publikuara sot vlerësojnë një nivel neto emigrimi prej 315 mijë njerëzish në vit nga mesi i vitit 2028 e në vazhdim.

Sunak është nën presion për të reduktuar nivelin e lartë të imigracionit legal, i cili ka dominuar prej kohësh peizazhin politik britanik dhe do të jetë një çështje madhore në zgjedhjet që priten më vonë këtë vit.

Qeveria e tij muajin e kaluar njoftoi masa më të ashpra për viza, duke përfshirë rritjen e kufirit të pagës minimale për disa emigrantë që sjellin anëtarë të familjes në vend, një veprim i kritikuar nga bizneset dhe sindikatat.

Sipas parashikimeve, popullsia e Britanisë së Madhe pritet të arrijë në 70 milionë deri në mesin e vitit 2026.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?