Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo

Shifra e paimagjinueshme, Ronaldo arrin 500 mln ndjekës në Instagram

21 Nëntor 2022, 13:01| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 13:31

  • Share

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë në histori që arrin shifrën e 500 milionë ndjekësve në një rrjet social.

Ditën e sotme futbollisti portugez kapi këtë shifër në ‘instagram’, diçka që para pak kohësh mund të ishte e paimagjinueshme. Askush nuk ka më shumë ndjekës në këtë rrjet social se 37-vjeçari me përjashtim të vetë ‘instagram’.

Kjo shifër erdhi pak ditë pasi Ronaldo ishte pjesë e një fushate reklamuese bashkë me Messi-n për kompaninë francize ‘Luis Vuitton’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?