Foto ilustruese

Shifra alarmante në Greqi, 7,665 të infektuar dhe 94 viktima në 24 orët e fundit

24 Dhjetor 2021, 17:24| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 17:27

  • Share

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 7,665 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i infektimeve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1,064,243. 50,4 për qind prej tyre janë meshkuj.

Sipas raportimeve, nga infektimet e konfirmuara në 7 ditët e fundit, 206 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2591 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Sakaq, në 24 orët e fundit është rritur numri i të vdekurve. 94 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID. Që prej fillimit të pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 20,292.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?