Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Greqi, 105 viktima dhe 7,287 të infektuar në 24 orë! 608 të intubuar, 503 prej tyre të pavaksinuar

22 Nëntor 2021, 17:04| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 17:52

  • Share

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 7,287 raste të reja me koronavirus dhe 105 viktima. Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 886,207 prej të cilëve 50.6% janë meshkuj.

Sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 87 prej tyre kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit ndërsa 2,477 të tjerë janë raste kontakti.

Sa i përket të vdekurve, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar 17,425 viktima, 95% prej të cilëve ishin me sëmundje shoqëruese dhe mbi 70 vjeç. 

Mësohet se në spitale 608 pacientë janë të intubuar, 503 prej të cilëve janë të pavaksinuar. Shifrat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm ditët e fundit në Greqi, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët të vaksinohen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?